Klaudia Alhysa

 

Drejtuese e Klubit Letrar

 

Klaudia Alhysa lindi më 11.09.1994 në qytetin e Tiranës. Përfundoi studimet e larta në Universitetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe në 2015. Master Profesional (Mësuesi Gjuhë-Letërsi) në 2017 dhe Master Shkencor (Gjuhësi e Sotme) në 2019. Ajo është autore e tri librave dhe shkrimeve të ndryshme letrare në gazeta e revista të ndryshme. Është certifikuar në trajnime të ndryshme dhe në degën profesionale “Lidership” si dhe është fituese në konkurse të ndryshme letrare, pikture etj. Ka treguar gjithmonë aftësi bashkëpunuese dhe organizative për punën në grup. Koordinatore në evente të rëndësishme të organizuara në qytetin e Tiranës dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë. U bë pjesë e stafit të Qendrës Ten qysh prej Gushtit të 2020. Aktualisht është drejtuese e Klubit Letrar.