Marjana Kondi

 

Specialiste

 
Marjana Kondi ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve, dega Dramë. Filloj punë si aktore profesioniste në Teatrin e Komedisë, quajtur më parë Estrada e Tiranës. Nga viti 2005-2014 ka qënë aktore në Teatrin Kombëtar, Nga viti 1982 është spikatur në shumë role në kinematografi dhe teater, pjesë e shume show televizive dhe spektakleve në të gjitha televizionet shqiptare. Me nje njohje në të gjith trevat shqipfolëse. Marjana Kondi është dekoruar me shumë çmime të mëdha nga përsonalitete si, Urdhëri “ Naim Frashëri”, “Ambasadore e Paqes”, “Mirënjohje e Qytetit, “Gratë e Unionit Ballkanik” dhe së fundmi nderuar me titullin më të lartë dhënë nga Presidenti i Shqipërisë “Mjeshtër i Madh” Marjana Kondi i është bashkuar Qendrës Rinore TEN në vitin 2017, me kontributin e palodhur të saj me fëmijët ku pos aktrimit ajo kontribon edhe në zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Vazhdon të jetë mjaft aktive me rolet e saj në filma të ndryshëm dhe pjesmarrjen në show televizive që kërkojnë patjetër një karakter si të sajin për të mbajtur lidhur publikun pas ekranit.