Marsel Zadrima

 

Specialist

 
Talentin dhe dhuntinë për artet e shfaq që në moshë të vogël, dhe mësimet e para në pikturë i merr nën kujdesin e piktorit Bashkim Dervishi në shtëpinë e Pionierit Tiranë. Ndërohet me cmime kombëtare dhe ndërkombëtare në Japoni, Çekosllavaki e Hungari. Vazhdon studimet e mesme në Liceun Artistik Jordan Misja për pikturë/skenografi e me pas të lartat në Akademine e Arteve për skenografi/kostumografi ku është i pari student që eksperimenton nëpërmjet dizajnit dixhital, i panjohur dhe paeksploruar për kohën. Me celjen e televizioneve private, është ndër punonjësit e parë, dhe që në moshën 17 vjecare në TV Arbëria punon si piktor/skenograf, më pas si grafik/dizajnër dhe video/editues. Është ndër përdoruesit e parë të teknologjisë televizive dixhitale në vend, ku njëkohësisht mëson dhe brezat e rinj të grafistëve dhe montazhierëve. Gjatë kësaj dekade punon në shumë televizione të tjera si Alsat, Fasada Studio, A1, Tvkoha etj. Në fillim të viteve 2000 përfshihet në botën e muzikës ku së bashku me familjarët e tij themelojnë grupin muzikor Magic4, dhe aktivitetin më të njëjtin emër duke u bërë një ndër me tërheqëset të kryeqytetit. Gjatë kësaj periudhe Zadrima dhe grupi Magic4 kanë prodhuar katër këngë shumë të dashura për publikun shqiptar. Aisha Dashnia, Koka Ty ta Boni, Hape Telefonin dhe Une do vdes per Ty. Është zëri zyrtar I WWE Wrestling ne Shqiperi ne komentet per Telesport dhe RTSH. Prej vitit 2016 është pjesë e skuadrës së mrekullueshme të Qendrës Rinore TEN.