NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE SPECIALIST (Pianist)
NË SEKTORIN ARTISTIK TË INSTITUCIONIT QENDRA RINORE TEN
Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist (Pianist)’’
Institucioni: Qendra Rinore TEN
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (02.05.2023 – 17.05.2023)
Principet e Qendrës Rinore TEN
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Qendra Rinore TEN është institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.
Përgjegjësitë e vendit të punës
Edukimi
Arsim i lartë “Universiteti i Arteve”. Dega: “Piano”
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 (dy) vite, në profilin “Pianist”.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (qendraten@tirana.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Institucionit Qendra Rinore TEN ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).