NJOFTIM SHPALLJE VEND I LIRË PUNE SPECIALIST (PSIKOLOG)
NË SEKTORIN ARTISTIK TË INSTITUCIONIT QENDRA RINORE TEN
Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: ‘‘Specialist (Psikolog)’’
Institucioni: Qendra Rinore TEN
Vendndodhja: Qyteti Tiranë
Periudha e njoftimit: 15 ditë (10.10.2022 – 24.10.2022)
Principet e Qendrës Rinore TEN
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Qendra Rinore TEN është institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.
Përgjegjësitë e vendit të punës
- Psikologu gjatë ushtrimit të detyrës duhet të udhëhiqet nga parimet morale dhe etike, si:
- Parimi i respektit për individin.
- Parimi i përgjegjshmërisë.
- Parimi i kompetencës profesionale.
- Parimi i konfidencialitetit.
- Parimi i gjithëpërfshirjes.
- Parimi i mosdiskriminimit (bazuar në statusin social, gjinisë, fesë, rracës, kombësisë etj.)
- Të jetë në koherencë me përditësimet përsa i përket udhëzimeve të Urdhërit të Psikologut, ndryshimeve të legjislacionit në fuqi në lidhje me profesionin e tij.
- Të njohë rregulloren e brendshme të institucionit Qendra Rinore Ten.
- Studion ndikimin e faktorëve të ndryshëm të planit psikologjik, organizativ në punën e punonjësve të institucionit, i jep asistencë profesionale, me qëllim zhvillimin e masave të nevojshme që synojnë përmirësimin në kushtet e punës dhe efikasitetit në punën e tyre.
- Të mbështesë me asistencë profesionale Specialistët e Sektorit Artistik gjatë zhvillimit të kurseve në displinat përkatëse në rastet kur vlerësohet prej tyre e domosdoshme prania e Psikologut, për menaxhimin e sjelljes, problematikave të ndryshme të fëmijëve (duke përfshirë edhe fëmijë me aftësi të kufizuara).
- Harton programin e punës, i cili duhet të miratohet nga Përgjegjësja e Sektorit dhe Drejtori.
- Në funksion të kryerjes së veprimtarisë së Sektorit Artistik angazhohet nga përgjegjësi i këtij sektori edhe Drejtori me detyra të tjera specifike.
Edukimi
Arsim i lartë “Psikologji”.
Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master, ose DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë), si dhe diploma të barasvlefshme me to, sipas Ligjit të Arsimit në fuqi.
Eksperienca në punë
Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 (dy) vite, në profilin “Psikolog”.
Gjuhët e huaja
Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare (qendraten@tirana.al) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae.
- Fotokopje kartë identiteti.
- Certifikatë përbërje familjare.
- Dëftesë ose diplomë të noterizuar.
- Listë e notave.
- Dëshmi kualifikimi (nëse ka).
- Librezë pune (nëse ka punuar).
- Librezë kontributesh për sigurim shoqëror dhe shëndetësor (nëse ka punuar).
- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit (nëse ka punuar).
- Dëshmi e gjendjes mjekësore.
- Dëshminë e gjendjes gjyqësore.
- Foto – 2 copë me përmasa 4 x 5.5cm.
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Institucionit Qendra Rinore TEN ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave kandidaturën më të mirë. Kandidatura e përzgjedhur emërohet me urdhër të Drejtorit me kontratë pune me afat të caktuar 3 mujor (kohë prove).