Qendra
rinore Ten


Kush jemi?

Qendra Rinore TEN është një qëndër rinore, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, kjo qëndër ka për qëllim zbulimin dhe mbështetjen e te rinjve të talentuar të kryeqytetit si dhe gjallërimin e jetës artistike kulturore në Tiranë.


Krijimi i Qendrës Rinore “ TEN ” erdhi si rrjedhojë e një pune disavjeçare të Bashkisë së Tiranës. Struktura e vjetër e ish-kinema “ Dajtit ”, është transformuar në mënyrë rrënjësore, duke u kthyer në një qendër rinore.

Kjo qëndër mbështet dhe organizon çdo projekt artistik i cili projektohet për t’u realizuar në ambientet e kësaj qëndre me qëllim përfshirjen e të rinjve në shfaqjet dhe evente kulturore,duke bërë të mundur distancimin e tyre nga fenomene negative. Projektet edhe idetë tuaja mund ti dërgoni ambientet tona në rrugën “ Myslym Shyri’’ ish Kinema Dajti ose në adresën elektronike [email protected]

Në hapësirën tonë do të mirëpresi të gjthë ata që duan të shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë në mënyrë frytdhënëse, duke zhvilluar talentet dhe njëkohësisht duke rritur shkallën e dijeve të tyre

Qendra rinore "TEN" është e pajisur me:
1. Sallën qëndrore e cila është konceptuar për 80 persona dhe do kryhen funksionet e mëposhtme:

Projeksion për filma, dokumentarë, materiale didaktike, prezantime etj.


Teatër, shfaqje, prova koncerte të muzikës klasike, të lehtë dhe popullore .


Për mbledhje forumesh, komunitare, festime etj.


2. Salla Galeri kryhen funksonet e mëposhtme:

Pikturë e lirë imagjinare


Punime me plastelinë e materiale të riciklueshme.


Ekspozita të ndryshme


3. Atriumi i librit, u shërben të rinjve për një sërë funksionesh:

Takimet e librit, prezantime nga vetë autorët për një rreth të kufizuar vizitorësh


Lexime me pjesë të zgjedhura nga botimet e reja apo vepra të shquara të letërsisë


Lexim, analizë mbi konceptin letrar, bisedë strukturore etj.


Pritje zyrtare me numër të kufizuar, takime, prezantime etj.


4. Dhoma e muzikës, u shërben të rinjve për një sërë funksionesh:

Kursi i trajnimit vokal (këngë)


Kursi i veglave muzikore (kitarë, piano,bateri)


Regjistrimi vokal i demove


Trajnime të ndryshme.