Fidela Kamberi

 

Psikologe

 
Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, në degën “Psikologji” dhe ka kryer masterin shkencor në “Psikologji shkollore”. Ka kryer trajnim praktik Nëntor-Dhjetor 2019, 5 ditë në javë, në shkollën “Hasan Prishtina” duke asistuar fëmijët e prekur nga trauma e përjetuar gjatë dhe pas tërmetit. Trajnimet që ka kryer konsistojnë në njohuritë në lidhje me zhvillimin e fëmijës, çrregullimin e spektrit autik, menaxhimin e konfliktit në shkolla, ndërmjetësimi, psikologji e emergjencës, menaxhim i fatkeqësive natyrore si tërmeti. Trajnimi i fundit nga Dr. Anila Sulstarova “Trajtimi në çift i tradhtive bashkëshortore”. Eksperiencë rreth 3 vjeçare në pozicionin edukatore pranë çerdhes publike nr. 26, Tiranë. Që prej muajit Tetor 2022 i bashkohet stafit të TEN në pozicionin “Psikologe”.