Lloji i kontratës: Kontratë pune me afat të caktuar
Titulli i pozicionit: Kitarist
Institucioni: Qendra Rinore TEN
Vendndodhja: Rruga “Bilal Golemi”, Vila Nr. 14, Tirane
Periudha e njoftimit: 15 ditë (20.08.2024 – 05.09.2024)
Principet e Qendrës Rinore TEN
Integritet, Profesionalizëm, Përgjegjshmëri, Respekt për Diversitetet
Informacion i përgjithshëm
Qendra Rinore TEN është institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, i pajisur me personalitet juridik, i krijuar për një kohëzgjatje të pacaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.
Përgjegjësitë e vendit të punës
Detyrat dhe Kompetencat e Specialist Kitarist me Arsim te Larte, pasqyrohen ne Rregulloren e Brendshme te Qendres Rinore TEN
Punemarresi eshte i detyruar te zbatoje “Kodin e Punes, Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003 “Per rregullat e Etikes ne Administraten Publike” Rregulloren e Brendeshme te Institucionit, legjislacionin e vecante sipas vendit te punes duke respektuar parimet si me poshte
a) te kryej detyrat, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi
b) Punemarresi per kryerjen e detyres duhet te perdore sipas rregullave te caktuara mjetet e punes, mjedisin e punes te vena ne dispozicion te tij punedhenesi;
c) punemarresi duhet ta perdore kohen e punes ne menyre te fryteshme per realizimin e deyrave zyrtare;
d) te veproje ne menyre te pavarur nga pikepamja politike e te mos pengoje zbatimin e politikave, te vendimeve ose veprimeve ligjore te autoriteteve te administrates publike
e) ne kryerjen e detyrave duhet te jete i ndershem, i paanshem, efikas, duke pasur parasysh vetem interesin publik;
f) te jete i komunikueshem, i sjellshem ne marredheniet me qytetare qe u sherben, me titullarin e Institucionit dhe koleget
g) nuk duhet te veproje arbitrisht ne dem te nje personi ose organizate dhe duhet te regoje respektin e duhur per te drejat dhe interesat e te tjereve
h) te mos lejoje qe interesat e tij private te bien ndesh me poziten e tij publike, te shmang konfliktet e interesave dhe te mos shfrytezoje asnjehere poziten per interesin e tij privat:
i) te sillet gjithenje ne menyre te tille, qe besimi i publikut ne ndershmerine, paanshmerine dhe efektivitertin e sherbimit publik te ruhet e te rritet:
j) te ruaj konfidencialitetin e informacionit qe ka ne zoterim, por pa cenuar zbatimin e detyrave qe rrjedhin nga Ligji Nr.8503 date 30.06.1999 :Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare
k) punemarresi pas largimit nga detyra nuk duhet te perdori te dhemat e besuara te marra gjate kryerjes se detyres personale
Edukimi
Arsim i larte “Universiteti i Arteve”. Dega: Kitare
Dokumentet
Aplikimet janë të vlefshme kur përmbajnë dokumentet e kërkuara nga punëdhënësi dhe që janë dërguar nëpërmjet postës elektronike në adresën zyrtare ([email protected]) ose me anë të postës zyrtare (me protokoll).
Aplikimi përmban:
Mënyra e vlerësimit
Drejtori i Institucionit Qendra Rinore TEN ngre një komision të përbërë nga tre anëtarë. Komisioni shqyrton aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh jo më shumë se tre kandidatura që vlerësohen më të përshtatshme.
Drejtori me metodën e intervistimit përzgjedh mes alternativave